LVV gjykate

Ka dështuar seanca gjyqësore lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga deputetët e Vetëvendosjes

Edhe sot ka dështuar seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu. Pasi ata nuk u paraqiten në gjykatë, Trupi gjykues ka urdhëruar arrestimin e tre të akuzuarve, të cilët janë kërkuar para seance në shtëpitë e tyre nga Policia, por nuk janë gjetur. Dy deputetët e VV’së Kurti e Kadaj-Bujupi janë kërkuar në shtëpitë e tyre, pasi trupi gjykues qysh në seancën e kaluar ka urdhëruar sjelljen e tyre me Polici në gjykatë, pasi as atëherë nuk ishin paraqitur.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, kundërshton ligjëratat për Gjykatën Speciale në shkolla, “Xhevdet Doda” flet për keqkuptim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim se ligjëratat që lidhen me …