vipa
driloni com
Fillimi / Lajmet / Mediet në Kanadë i kanë dhënë rëndësi vizitës zyrtare të kryetarit, Hashim Thaçi
Kryetari Thaçi udhëton drejt Hagës ku dhe do të mbajë një ligjëratë si dhe do të takojë zyrtarë të lartë holandez

Mediet në Kanadë i kanë dhënë rëndësi vizitës zyrtare të kryetarit, Hashim Thaçi

Mediet në Kanadë i kanë dhënë rëndësi vizitës zyrtare të kryetarit, Hashim Thaçi. Në shumicën e tyre, lajm kryesor ishin deklaratat e Thaçit për përpjekjet destabilizuese të Rusisë në Ballkan përmes lajmeve të rreme dhe përçarjeve të tjera. The Canadian Press shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin e tij dhe fqinjët në Ballkan, por edhe të minojë vlerat dhe institucionet që Kosova ndan me aleatët e saj perëndimorë, përfshirë edhe Kanadanë. “Duke i sulmuar ato parime dhe vlera, ata gjithashtu po sulmojnë Kanadanë”, ka thënë Thaçi për “The Canadian Press. Avionët luftarak kanadez morën pjesë në fushatën ajrore 78-ditore të NATO-s për të ndaluar një represion të përgjakshëm serb kundër separatistëve etnik shqiptarë. Presidenti i atëhershëm serb Slobodan Millosheviç u akuzua më vonë për krime lufte”, shkruan “The Canadian Press”. Kanadaja ishte ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Sot në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”  në Lypjan, është përuruar libri: “Januz Bajçica me ...