Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve brenda zonës urbane në Skenderaj

Në vazhdim të punimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Skenderajt, ka filluar asfaltimi i rrugicave brenda zonës urbane në qytet. Për të parë nga afër punimet aty ishin edhe Kryetari Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë.

Kryetari Jashari, ndër të tjera ka theksuar:

“Në vazhdën e realizimit të projekteve të shumta, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit, Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër asfaltimin e rrugicave brenda zonës urbane në qytet. Tashmë banorët do të kenë infrastrukturë moderne!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …