Ka filluar hapja e një rruge të re në Pagarushë

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Pagarushë ka filluar hapja dhe rregullimi i një rruge të re. Punimet në këtë rrugë i kanë parë nga afër drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i zyrës së prokurimit, Nuhi Shala. Drejtori Morina, ka bërë të ditur se në Pagarushë kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës “Rruga e Shpresës”, me një gjatësi prej 330 metrave dhe rregullimi i kësaj rruge mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës. “Edhe kjo rrugë, sikur edhe shumë rrugë tjera në fshatrat e Komunës së Malishevës, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore që është duke i realizuar komuna, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë drejtori Morina, i cili edhe i ka uruar banorët e Pagarushës për rrugën e re.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …