Ka filluar të mbahet punëtoria tri ditore për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Ferizaj

Ka filluar të mbahet punëtoria tri ditore për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik 2024-2030 për Komunën e Ferizajt. Në hartimin e kësaj strategjie po marrin pjesë zyrtarë komunal, përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përfaqësues të Agjencisë Kiesa,  përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, përfaqësues të Universitetit UBT, përfaqësues të Universitetit Universum dhe AAB, përfaqësues të Qendrës për Punësim, përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Odës Ekonomike te Kosovës si dhe  organizata joqeveritare. Hapjen zyrtare të kësaj punëtorie e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, i cili ka thënë se kjo strategji është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik te vendit tonë dhe të ardhmen e Komunës së Ferizajt. Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, do të bazohet mbi këto objektiva:

– Arsim, Kulturës, Rini dhe Sport,

– Zhvillimi Ekonomik, Inovacion dhe Turizëm,

– Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,

– Infrastrukturë dhe Shërbime Publike dhe

– Bujqësi dhe Mjedis.

Në këtë punëtori, është duke u  punuar me përkushtim të shtuar nga të gjithë, në mënyrë që të bëhet një Strategji e Zhvillimit Ekonomik konform kërkesave te qytetareve të Komunës se Ferizaj. Kjo punëtori është mbështetur financiarisht nga Universitete UBT dhe Universum.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …