Pas fillimit të punimeve për zgjerimin e Bulevardit “Ilaz Kodra” në Skenderaj, që nisen dje, sot filloi të realizohet një projekt tjetër i rëndësishëm kapital, ai i zgjerimit të rrugës “Malush Ahmeti” në fshatin Rezallë. Në kuadër të këtij projekti, do të trajtohen edhe degëzimet e lagjeve të fshatit. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë qenë të pranishëm në nisjen e punimeve të këtij projekti, që ishte premtim i Qeverisjes Nura, për infrastrukturë të re rrugore në këtë fshat të madh të komunës së Skenderajt.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
