FSK

Ka ndërruar jetë vetarani i UÇK-së dhe ushtari i i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nijazi Uruqi

Ka ndërruar jetë ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nijazi Uruqi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi përmes një postimi. “Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi. Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe. Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Muqolli: Prilli, muaji i përkujtimeve!

Për nder të të rënëve, posaçërisht fëmijëve, në luftën e fundit në Kosovë, ju ftojmë …