Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kaqanoll i Mitrovicës, Feriz Ilaz Hyseni. I ndjeri ka qenë prej ushtarëve të parë në Zonën Operative të Shalës, po ashtu Ferizi ishte edhe djali i dëshmorit, Ilaz Hyseni. Varrimi i të ndjerit u bë sot në orë 15:00 në varrezat e fshatit Kaqanoll. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
