leoni

Ka përfunduar punëtoria për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Ferizaj

Për tre ditë radhazi, zyrtarë komunal, përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përfaqësues të Agjencisë Kiesa, përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, përfaqësues të Universitetit UBT, përfaqësues të Universitetit  Universum dhe AAB, përfaqësues të Qendrës për Punësim, përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Odës Ekonomike te Kosovës si dhe  organizata joqeveritare, kanë punuar me përkushtim të shtuar për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik 2024-2030 për Komunën e Ferizajt. Në këtë punëtori ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili ka vlerësuar tejet lartë këtë takim, duke theksuar se hartimi i kësaj strategjie është e një rëndësie shumë të madhe. Në përfundim të kësaj punëtoria të gjithë këta akterë e kanë vlerësuar tejet lart angazhimin e drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, që po e bën të pamundurën që kjo strategjie te jetë e një niveli shumë të lartë. Edhe drejtori Dërguti, ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë në hartimin e kësaj strategjie, sepse sipas tij, përmes saj i  hapet rruge zhvillimit të vendit tonë në përgjithësi. Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, do të bazohet mbi këto objektiva:

-Zhvillimi Ekonomik, Inovacion dhe Turizëm,

-Arsim, Kulturës, Rini dhe Sport,

– Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,

-Infrastrukturë dhe Shërbime Publike dhe

-Bujqësi dhe Mjedis.

Kjo punëtori është mbështetur financiarisht nga Universitete  UBT dhe Universum.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …