Ka rifilluar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

U mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, senca për demarkacionin më 1 shtator 2016

Pas ndëprejes së punimeve për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, me pak vonesë, u  mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë takim morën  pjesë deputetët nga radhët e AAK-së në dhe Nismës për Kosovën. Disa orë më parë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ishte  hedhur gaz lotsjellës nga   shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Në këtë mbledhje ku mori  pjesë edhe opozita u  diskutua për caktimin e seancës së Demarkacionit.   Ndërkohë është bërë e ditur se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi të mbahet më 1 shtator 2016.

 

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …