Brickos

Ka vdekur në moshën 99 vjeçare Rexhep Berisha babai i dëshmorit Nuhi Berisha

Ka vdekur në moshën 99 vjeçare Rexhep Berisha babai i dëshmorit Nuhi Berisha

Sot në moshën 99 vjeçare është ndarë nga jeta, Rexhep Berisha, babai i dëshmorit të kombit dhe veprimtarit të hershëm të çështjes kombetare, Nuhi Berisha.

Në shenim të Kalendarit të lirisë, me rastin e vdekjes së  Rexhep Berishës, babait të dëshmorit, Nuhi Berisha

Gjatë mbrojtjes nga  forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtine natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, ranë heroikisht Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Si studentë, me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet ‘Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të vitit 1981. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës, “Zëri i Kosovës”. Ata kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …