Ka vdekur Ramadan Haziri, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik dhe autor i shumë veprave

Ka vdekur Ramadan Haziri, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Ramadan Haziri, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik dhe autori i shumë veprave publicistike e letrare. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 2 Shtator 2018  në ora 13.00 në varrezat e fshatit Muhoc Ferizaj. Ramadan Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në Universitetin e Prishtinës. Një kohë punoi si mësimdhënës në Ferizaj e Kaçanik. Me politikën antishqiptare të ish Jugosllavisë u ndesh që në vitin e largët 1957. Kjo ishte e vetmja arsye pse u largua nga puna, pse u burgos disa herë dhe u eliminua nga jeta publike. U dënua me 12 vjet burg, prej të cilave 6 i mbajti. Ramadan Haziri startoi me publicistikë:(“Arti i atdhedashurisë”, Tiranë, 1999), për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Në konkursin letrar të shtëpisë botuese BUZUKU, për romanin “Vrasësit e dashurisë” mori çmimin e tretë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …