Pak ditë pas nënës Miradijes dhe vëllaut Luanit vdes edhe vëllau i madh i heroit Ymer Alushani, Ramë Alushani

Ka vdekur Ramë Alushani, vëllai i heroit, Imer Alushani, një javë pas vdekjes së nënës së tij, Miradijes dhe vëllait, Luanit

Familjes së dëshmorit të kombit, Imer Alushani i vdiqën tre anëtarë brenda një jave. Sot ka vdekur Ramë Alushani, ndërsa javën e kaluar kanë vdekur nëna e tij, Miradija dhe vëllai Luani. Kjo familje atdhetare ka qenë e përndjekur nga regjimi jugosllav e serb sidomos pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.  Babai, Muharrem Alushani, në vitin 1951 ka qenë i dënuar  20 vjet me burg të rëndë, për shkak të veprimtarisë së tij antijugosllave në radhët e atdhetarëve, Rifat Berisha, Ramadan Gashi, Reshat Plakiqi e shumë të tjerë. Më 25 korrik të vitit 1998, Imer Alushani, ka rënë heroikisht në Grykën e Llapushnikut përballë ushtrisë së motorizuar serbe dhe e ka mbajtur betimin se për së gjalli të tij,  këmba e serbit nuk do ta shkel Grykën e lirisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …