leoni

Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, paraqiti përparësitë e Shqipërisë

Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, paraqiti përparësitë e Shqipërisë në kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë gjatë vitit 2020. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ai veçoi dialogun mes vendeve si përparësi të kryesimit të OSBE-së për vitin 2020. Rama përgëzoi ekipin sllovak që ka kryesuar në mënyrë të dalluar OSBE-në gjatë vitit të shkuar që ishte sfidues. Duke folur për kërcënimin e Iranit, Edi Rama thotë se Shqipëria ka marrë një barrë me strehimin e muxhahedinëve të Iranit, por  ne jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi ne konsiderojmë se është edhe sulm mbi NATO-n. Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe, me armiq të demokracisë, ne jemi në mbështetje të një aleance që lufton për një botë më të mirë.”, u shpreh ndër të tjera kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …