Ka vijuar cikli i dëgjimeve buxhetore në komunën e Skenderajt

Ka vijuar cikli i dëgjimeve buxhetore në komunën e Skenderajt, derisa ndalesa e radhës ka qenë në Rezallë, ku përveç se janë dëgjuar kërkesat e banorëve të fshatrave të kësaj bashkësie lokale për investime, u janë bërë të ditur edhe projektet aktuale që janë duke u realizuar dhe ato që do të fillojnë gjatë këtij viti. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari i ka njoftuar të pranishmit për projektet që do realizohen si: Renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimi i sallës së sportit, zgjerimi i rrugës Rezallë – Likoc, rruga Rezallë e Re – Rezallë e Vjetër, kyçjet në rrjetin e trajtimit të ujërave të zeza, shkolla e re në Makërmal, asfaltimi i segmenteve rrugore në Tushilë dhe projekte të tjera janë veprimet e Komunës së Skenderajt për këtë bashkësi lokale. Edhe Likoci historik është padyshim në agjendën e investimeve publike, duke filluar me projektin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimi i sallës së sportit, biblioteka, rrugët në Ticë, Plluzhinë, Murgë, Açarevë – Siçevë, Açarevë – Plluzhinë, kanalizimi në Likoc, për të vijuar me fazën e dytë për Murgën, Plluzhinën e Abrinë e Poshtme. Komuna e Skenderajt është e të gjithë qytetarëve, ka thënë me këtë rast kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …