Kabineti i kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot jep dorëheqje për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur se kabineti i tij  sot do të japë dorëheqje, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike. Dorëheqjen do ta paraqesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet të emërohet kryeministër i Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.  E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën (28 janar) të votohet Qeveria teknike”, ka deklaruar Kovaçevski. Para votimit të Qeverisë së re, Kuvendi duhet të zgjedhë kryeparlamentarin e ri, Jovan Mitreski, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …