Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, politikani, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisë në këto tri vite

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj, për gjoja kanosje të kryetares, Vjosa Osmani

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kanosje të kryetares Vjosa Osmani.  Dedaj pas shkarkimi ishte përmendur kanunin ndaj Osmanit meqë shkarkimin e tij e kishte konsideruar “hakmarrje politike. Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, tha Dedaj. Pas kësaj deklarate, kabineti i zonjës Osmanitkishte konfirmuar se Dedaj ishte denoncuar te organet e drejtësisë për këtë deklaratë. Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes Osmani. Dedaj e kishte përmendur Osmanin edhe në deklaratën e tij në Hagë, duke iu referuar si e “ashtuquajtur presidente”. Duket se pikërisht për shkak se Gjergj Dedaj kishte dëshmuar në  mbrojtur krerëve UÇK-së, ka marrë edhe inatin e zonjës Osmani, e cila nuk ua përmend as emrat e të pandehurve ë Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …