Behxhet Shala

Parashikimi i Behxhet Shalës për zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë

Analisti i mirënjohur dhe drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala duke shkruar lidhur me zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, parashikon se  Vetëvendosja ja mund të dalë fituese me rezultat 30-35 %. Rruga e Re e Lumir Abdixhikut fillon nga Zyra e Vojsa Osmanit që e ndau LDK-në në dy pjesë dhe tash thirret në trashëgimin e Rugovës, pasi ia shkatërroi partinë, me destinim të përfundojë në zyrën e Albin Kurtit me një plan të qartë për një koalicion ku Lumir Abdixhiku  do të bëhet kryeministër, kurse Albin Kurti do të bëhej kryetar. Vjosa Osmani është përcaktuar të luajë rolin kryesor në serialin për “Barbie”, edhe ashtu është deklaruar se është presidente Barbi. PDK-ja nëse përcaktohet për një opozitarizëm më agresiv dhe më këmbëngulës, plus me sforcimin e opozitarizmit kushtetues mund të presë rezultate më të mira.  PDK-ja duhet të bartë kompetencat te gjeneratat më të reja që duhet të kenë rol vendimmarrës më të madh por të cilat nuk e mohojnë të kaluarën e partisë e dalë nga UÇK-ja, që kanë një linjë të qartë dhe të pastër kombëtare dhe që nuk bëjnë kompromis me çështje kombëtare, të UÇK-së apo me fatin e liderëve të tyre që po mbahen peng nga Gjykata Speciale Raciste. AAK-ja e kalon pragun zgjedhor pa asnjë problem. Krejt kjo nëse në ndërkohë nuk ndodhë ndonjë e papritur. E pritshme është të ketë probleme të mëdha brenda vet shqiptarëve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …