Kryetari Latifi ka zhvilluar takim të rëndësishëm me përfaqësues të MAPL-së dhe përfaqësues të projektit DEMOS

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka zhvilluar takim të rëndësishëm me përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe përfaqësues të projektit DEMOS. Në takim u diskutua lidhur me performancën e Komunës së Rahovecit gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë viteve, procesin e rishikimit të SMPK-së dhe të GPK-së, projektet e financuara nga granti i performancës, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me Grantin e Performancës Komunale, i cili pritet të shpallet më 9 shkurt 2024. Kryetari Latifi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe para tyre paraqiti kërkesa të qarta sa u përket çështjeve që i diskutuan. Nga ana e tyre kryetari Latifi mori lëvdata dhe përgëzime për angazhimin ekipor për punën në raportimin e saktë për performancë komunale.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai …