Shkatërrimi sistematik i cilësisë së arsimit në Kosovë ka një adresë dhe ajo është Qeveria e Kosovës, Ministra e Arsimit...

Kabineti i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi harxhoi 660 mijë euro

Kabineti i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi harxhoi 660 mijë euro. Saktësisht 658 mijë euro është fatura e shpenzimeve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilat janë bërë përgjatë kohës së udhëheqjes nga Shyqiri Bytyqi. Ministria ka prezantuar këtë shumë, por nuk ka ofruar të dhënat veç e veç, për secilin nga pjesëtarët e kësaj trupe, shumica syresh parazitë që kanë zhvatur dhe zhvatin Buxhetin e Kosovës.  Koha Ditore nuk ka mundur ta mësojë shumën e saktë të shpenzimeve që ka bërë Bytyqi dhe as të zëvendësministrave, këshilltarëve dhe stafit tjetër mbështetës, që kanë siguruar të ardhura nga buxheti i shtetit. Përgjatë dy vjetëve, Ministria është drejtuar nga Bytyqi dhe në këtë institucion kanë defiluar edhe nëntë zëvendës-ministra: Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Mustafë Myrtaj, Bajrush Sezairi, Azem Guri, Muhamet Kelmendi, Artan Berisha dhe Heset Sahiti. Krahas tyre, në kabinetin e Bytyqit kanë kaluar edhe 12 këshilltarë politikë: Fehmi Hysenaj, Fatmir Bytyqi, Valmir Gashi, Vlora Hoti, Gjyzel Shaljani, Skender Susuri, Baton Dushi, Shkodran Imeraj, Arlinda Beka, Arben Dermaku, Ferim Gashi dhe Violeta Dema.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …