Donika Kadaj Bujupi

Kadaj-Bujupi: Prej mobilizimit për marrjen e meritave për njohjen nga Xhamajka, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e (mos) njohjes nga Xhamajka, duke thënë se këto dy parti po fshihen pas të tjerëve për dështime. Thotë se në një situatë të ngjashme, por para ardhjes në pushtet, Vetëvendosje e LDK-ja do të thoshin “Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm”. Ajo përmes një postimi në rrjetin, thotë se “prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …