Kadare nderohet me çmimin “Letërsia Shqipe”, të cilin e vlerësoi si çmimi më i çmuar në jetën e tij

Kadare nderohet me çmimin “Letërsia Shqipe”, të cilin e vlerësoi si çmimim më të çmuar në jetën e tij

Organizuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në një ceremoni i është ndarë Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”,  shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Autori i madh i letrave shqipe tha me këtë rast tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon. “Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhëne nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, ka theksuar Kadare pas marrjes së çmimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …