Kadetët e FSK-së përkrah 31 shteteve në ushtrimin ndërkombëtar

Kadetët e FSK-së përkrah 31 shteteve në ushtrimin ndërkombëtar

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u nisën të hënën për në Republikën e Maqedonisë për të marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kadetëve “Kampi veror 2017” në Krivollak dhe Pepelishtë. Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku do të zgjasë deri më 10.07.2017. Pjesëmarrës do jenë kadetë nga 31 shtete të Botës, ndërsa  FSK-ja do të  përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së. Për t’i përcjellë kadetët për në Republikën e Maqedonisë kishin dalë shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, nënkolonel Bekim Zejnullahu nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe komandanti i QSU-së, major Avni Kiqina. Me këtë rast, kadetët e FSK-së i përshëndeti kolonel Haziri, i cili ju uroj suksese gjatë këtij trajnimi, të cilin e vlerësoi si mjaft sfidues dhe të rëndësishëm për QSU-në dhe FSK-në në përgjithësi. Njëherësh ai kërkoi nga kadetët  që të jenë të disiplinuar dhe bashkëpunues me njëri- tjetrin, në mënyrë që të arrijnë ta përfaqësojnë FSK-në sa më denjësisht. Kjo është hera e gjashtë që kadetë të FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e  tyre  të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …