Masakra e Srebrenicës

Holanda përgjegjëse për vrasjen vetëm të 300 myslimanëve nga serbët në Srebrenicë, ku ata kanë vrarë 8. 000 syresh

Një gjykatë e apelit në Holandë ka konfirmuar se Holanda mban pjesërisht përgjegjësinë për vrasjen nga kriminelët serbë të më shumë se 300 myslimanëve në Srebrenicë, nga të cilët ishte kërkuar të largoheshin nga një bazë holandeze në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Vendimi i Gjykatës së Apelit në Hagë konfirmon vendimin e vitit 2014, në bazë të të cilit paqeruajtësit holandezë e kanë ditur se personat që kishin kërkuar strehim brenda bazës së tyre në fshatin Potoçari do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës, gjë e cila edhe ka ndodhur. Vendimi shihet si i jashtëzakonshëm, duke qenë se Kombet e Bashkuara gëzojnë imunitet nga përndjekja ligjore. Megjithatë, rasti i paqeruajtësve holandezë është i veçantë, sepse bën fjalë për përgjegjësinë e një shteti pjesëmarrës në një mision paqeruajtës në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Paqëruajtësit holandezë kanë shikuar me gjakftohtësi masakrën e mijëra myslimanëve në Bosnje, madje nuk kanë kërkuar as verbalisht  ndaljen e kasaphanës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë krimet në jug të Gazës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë ofensivën e tij …