Kadri Kastrati flet për “aktakuzë të ndërtuar në Beograd” dhe mohon zinxhirin komandues të Shtabit të Përgjithshëm

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Kadri Kastrati, ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar aktakuzën si të montuar dhe me prapavijë politike. Që nga fillimi i procesit në gjykatën speciale të Kosovës, sipas tij, “brumi i aktakuzës është përgatitur në Beograd dhe Moskë”. Ai përmendi edhe pretendimet fillestare për “shtëpinë e verdhë”, duke thënë se ato, sipas tij, rezultuan të pabazuara dhe më pas u zëvendësuan me akuza të tjera. “Që nga fillimi i procesit është parë se aktakuza është ndërtuar politikisht për të nisur një proces ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, u shpreh Kastrati. Si ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, Kastrati theksoi se gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka deklaruar se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka pasur komandë apo ndikim vertikal mbi zonat operative. “E kam thënë edhe në Hagë dhe e them sërish: asnjëherë Shtabi i Përgjithshëm nuk ka pasur vijë komanduese mbi zonat. Kjo ka qenë e pamundur për shkak të rrethanave të luftës, distancës dhe mungesës së komunikimit”, deklaroi ai. Sipas tij, zonat operative kanë funksionuar në mënyrë autonome dhe nuk kanë marrë urdhra apo planifikime nga niveli qendror, duke shtuar se pritja për udhëzime do ta kishte pamundësuar funksionimin e tyre në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa distancohet nga mosvotimi i LDK-së për rezolutën e Speciales

Ish-kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar shkurt lidhur me vendimin e …