Kadri Kryeziu: Kryeministri Albin Kurti ka obligim ligjor të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i detyruar me ligj të paraqitet në Prokurorinë Speciale për intervistë. Ai theksoi se thirrja e Kryeministrit për intervistim është një akt që duhet të respektohet për të dëshmuar barazinë para ligjit. Kryeministri e ka obligim ligjor që të paraqitet në Prokurorinë Speciale. Ai mund ta thirr kryeprokurorin për të diskutuar për politikat e Prokurorisë, por jo për rastin e tij, sepse kjo do të ishte absurde. Paraqitja për intervistë është detyrim kushtetues dhe ligjor. Kryeministri duhet të dërgojë një mesazh pozitiv dhe të demonstrojë që të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ai vetë, janë të barabartë para ligjit, tha Kadri Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …