Kadri Veseli: Kosova do ta krijojë shpejt ushtrinë në partneritet me NATO-n

Kadri Veseli: Kosova do ta krijojë shpejt ushtrinë në partneritet me NATO-n

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet sot në Prishtinë, ka folur për arritjet e Kosovës në sferën e sigurisë dhe për synimet e saj për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike. Në fjalën e tij para përfaqësuesve të lartë të NATO-s, të institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, kryeparlamentari Veseli ka thënë se pothuajse gjatë një dekade të funksionimit si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova është dëshmuar si faktor i paqes, stabilitetit dhe forcimit të demokracisë në regjionin e Ballkanit.

Veseli potencoi angazhimin e Kosovës për raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj, përderisa me Serbinë vazhdon dialogu për normalizim raportesh, si fazë e parë në procesin e pashmangshëm të njohjes reciproke. Sa i përket Malit të Zi, Veseli tha se nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që marrëdhëniet e shkëlqyeshme me të, të cenohen apo vihen në diskutim. Ai tha se dilemat e brendshme rreth demarkacionit nuk do të ndikojnë në miqësinë e qëndrueshme mes dy shteteve dhe se këto dilema do të tejkalohen pa i lënduar miqtë dhe partnerët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …