Kadri Veseli

Kadri Veseli në Angli viziton të djathët dhe jo laburistët që aq shumë bënë për çlirimin e Kosovës në vitin 1999

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Britani të Madhe, ku do të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Partisë Konservatore Britanike. Gjatë qëndrimit në Londër, me ftesë të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, lideri i PDK-së do të ketë takime bilaterale me krerët e Partisë Konservatore Britanike në rrafshin politik dhe organizativ. Kjo vizitë vjen gjithashtu edhe në kuadër të angazhimeve të PDK-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të familjeve të partive të qendrës së djathtë, por jo të Partisë Laburiste ish kreu i së cilës, Toni Bler dhe përkrahësit e tij  kanë merita historike në çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …