Kadri Veseli thotë se PDK është shtëpia ku bëhen bashkë të guximshmit, të drejtit dhe miqtë e Kosovës

Kadri Veseli thotë se PDK është shtëpia ku bëhen bashkë të guximshmit, të drejtit dhe miqtë e Kosovës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, pas vizitave në Has dhe Prizren, është ndalur edhe në tri fshatra të Drenasit. Ai ka thënë se Partia Demokratike e ka guximin, e ka planin, e ka ekipin dhe rrugëzgjidhjen, si dhe i ka partnerët. “Në Arllat, Gllanasellë dhe Nekoc të Drenasit, me mbështetës të palëkundur të Partisë Demokratike të Kosovës. Rruga e jonë për lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin është e përbashkët që tri dekada. Jemi sërish bashkë, sepse ne kemi guximin. Ne kemi planin. Ne kemi ekipin. Ne kemi rrugëzgjidhjen. Dhe ne kemi partnerët. Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës, sepse jemi shtëpia ku bëhen bashkë të guximshmit, të drejtit dhe miqtë e Kosovës. #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …