Për nder të 21 vjetorit Ditës së Dëshmorëve të komunës së Ferizaj organizohen aktivitete tre ditore

Për nder të 21 vjetorit Ditës së Dëshmorëve të komunës së Ferizaj organizohen aktivitete tre ditore

Të nderuar familjarë të dëshmorëve të kombit, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, të nderuar bashkëqytetarë/e, në kuadër të 21 vjetorit Ditës së Dëshmorëve të komunës së Ferizajt, njoftohemi për aktivitetet. Sot më 27.09.2019 në orën 10:00  mbahet turnir në futboll, në orën 11:00 në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë është planifikuar aktiviteti ku bibliotekën do e vizitojnë fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës. Fëmijët dhe familjarët do njoftohen me punën profesionale në bibliotekë dhe do bashkëbisedohet për librin. të shtunën më 28 shtator në orën 10:00 bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, në orën 11:00 mbahet Akademi përkujtimore. Të dielën organizohet ecje në natyrë me destinacion Jezercin, me organizator sektori i rinisë dhe SHBA “Lybeteni”, Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …