Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në letrën që ky i dyti i dërgoi sot për t’i kërkuar nëse ka propozim tjetër për mandatar të Qeverisë. Veseli ka publikuar një deklaratë, përmes së cilës njofton se nuk do të ketë mandatar të ri. Ai, po ashtu, njofton se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën e në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit. “Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë, edhe tash, e në të ardhmen, i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar”, ka deklaruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …