Kadrijaj sfidon Kurtin: Dialog për zgjidhje, jo spektakël – AAK kërkon zgjedhje të reja”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për takime me opozitën lidhur me çështjen e presidentit, duke theksuar se partia e saj nuk do të marrë pjesë në një takim të tillë. Edhe nëse Kurti i fton, AAK nuk do t’i përgjigjet ftesës, duke e cilësuar qasjen e deritanishme si jo serioze. Sipas saj, takimet e mëhershme me krerët e PDK e LDK,  nuk kanë prodhuar rezultate konkrete. “Le t’i vazhdojë takimet me partitë tjera, por për të gjetur zgjidhje dhe jo për spektakël, pasi takimet e kaluara ishin vetëm formale”, u shpreh ajo. Ajo theksoi se situata politike kërkon seriozitet dhe konsensus të vërtetë, ndërsa shtoi se vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sqaruar se deputetët nuk janë të obliguar të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit pa një marrëveshje politike.  “Vendimi i gjykatës është i qartë – në mungesë të një zgjidhjeje, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Mendoj se kjo është rruga që duhet ndjekur”, deklaroi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Betim Gjoshi

Gjykata Kushtetuese shpall të papranueshme kërkesën e Presidentes për KQZ, reagim nga PDK për përfaqësimin

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ta shpallë të papranueshme kërkesën e Vjosa …