Kaja Kallas

Kaja Kallas: Formimi i shpejtë i institucioneve dhe reformat, prioritet pas zgjedhjeve në Kosovë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe ka mirëpritur angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës. Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Ajo theksoi se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale, ndërsa pritet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka theksuar se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat që lidhen me Bashkimin Evropian, duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Ajo ka bërë thirrje që përbërja e re e Kuvendit të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor 2024–2027, për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e tij në dobi të popullsisë.  Kallas gjithashtu ka rikujtuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e vetmja rrugë për avancim në proceset evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza uron Ditën e Veteranit: Nder e respekt të përhershëm për sakrificën e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Ditën e Veteranit të Ushtrisë …