SHBA: Gatishmëri për bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekzekutivin e ri. Ambasada në Prishtinë ka konfirmuar vullnetin e Uashingtonit për të vazhduar partneritetin strategjik me institucionet që pritet të formohen pas certifikimit të rezultateve. Një zëdhënës i ambasadës theksoi se bashkëpunimi do të përqendrohet te temat kyçe për rajonin dhe ekonominë. “Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Kuvendi nuk duhet të mbahet peng nga provokimet e Listës Serbe

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjes …