KAMPIONI I BOTËS NË BOKS PËR KATEGORITË WBA DHE IBO HAXHI ROBIN KRASNIQI VIZITOJ VENDLINDJEN

Haxhi Robin Krasniqi junikasi Kampion i botës në boks për kategoritë WBA dhe IBO ka vizituar vendlindjen, ku u prit nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, stafi komunal dhe bashkëqytetarët e tij. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi e uroj kampionin dhe njëherit e falënderoj për nderin që i ka bërë vendlindjes dhe kombit në përfaqësimin dinjitoz dhe fuqizimin e imazhit të vendit ndërkombëtarisht duke e uruar dhe falënderuar në emër të komunës së Junikut dhe qytetarëve të saj për emocionet, gëzimin dhe krenarin që na ka ofruar. Kampioni i botës Haxhi Robin Krasniqi ka falënderuar kryetarin Kuçi dhe bashkëvendasit për udhëtimin e përbashkët dhe përkrahjen e vazhdueshme që nga fillimi i karrierës, elemente të cilat kanë qenë motiv ashtu siç ka qenë krenaria për Junikun e cila më ka motivuar gjatë tërë kohës dhe ka fuqizuar karrierën time sportive. Bashkë me kujtimet dhe fëmijërinë, me bashkëqytetarët e mi, me Junikun kemi përjetuar humbje dhe fitore bashkërisht dhe jam i lumtur që sot Junikut ja kam sjellë titullin e kampionit botëror- tha Krasniqi para bashkëvendasve të tij. Komuna e Junikut me rastin e marrjes së titullit Kampion bote në kategoritë IBO dhe WBA ndau titullin “Nderi i Junikut” Haxhi Robin Krasniqit. Titulli “Nderi i Junikut” është titull që u jepet personaliteteve të shquara të Komunës së Junikut që kanë dhënë kontribute të veçanta dhe tepër të rëndësishme, të cilët kanë lartësuar emrin e Junikut, që kanë një veprimtari të gjerë dhe të rëndësishme në dobi të qytetarëve, vlera të veçanta dhe shumë të njohura në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar, që janë personalitete të rëndësishme në fusha të veçanta të shoqërisë, shkencës, artit dhe sportit, që kanë formuar një figurë të pastër dhe kanë cilësi të larta njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …