Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, beson se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë  në Berlin, u shpreh se plani-franko gjerman i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të arrihet së shpejti me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.  Kancelari Sholc ka shtuar se propozimi i Gjermanisë dhe i Francës   është gjithëpërfshirës dhe shumë i balancuar. Sipas tij, propozimi i mbështetur nga BE-ja dhe nga Amerika gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian, në Bruksel, Në këtë kuadër, unë besoj që ky proces do të përfundojë së shpejti dhe  me sukses.   Ndërkohë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama u shpreh se Tirana zyrtare mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme. Shqipëria, qeveria jonë dhe unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, plan i cili është shumë përmbajtësor dhe realist, saktësoi Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …