Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka votuar kundër legalizimit të martesave me gjini të njëjtë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka votuar kundër legalizimit të martesave gej, duke sqaruar se martesa duhet të jetë mes një burri dhe gruaja, por shpreson që aprovimi i parlamentit të vazhdojë drejt kohezionit social. “Për mua, martesa në Ligjin Bazik është martesa mes një burri dhe gruaja dhe kjo është arsyeja që unë sot nuk kam votuar në favor”, ka thënë Merkel pak minuta pasi Bundestagu miratoi martesat me gjini të njëjtë me 393 vota për dhe 266 kundër. “Shpresoj se vota sot jo vetëm që do të promovojë respektin mes mendimeve të ndryshme, por të sjell kohezion social dhe paqe”, ka shtuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Bajraktari: Akuzat ndaj katërshes së UÇK-së nuk u provuan, drejtësia duhet të përfundojë me pafajësi

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se akuzat e Prokurorisë së Specializuar në Hagë ndaj ish-krerëve …