Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj: Të fitojë ai që është hairi i Burimit

Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj: Të fitojë ai që është hairi i Burimit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj uroi që të fitojë ai që është ‘hairi’ i Burimit. Dreshaj vlerësoi pozitivisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në këto orë, teksa kërkoi nga të gjithë qytetarët e kësaj komune që të dalin për të votuar në mënyrë që të vendosin për 4 vitet e ardhshme. Ndërkaq, edhe pse iu desh të priste deri sa t’ia sillnin pasaportën që e kishte harruar, ai tha se një gjë e tillë nuk e bën që të jetë si politikanët e tjerë. mE sa i përket asaj se qytetarë të ndryshëm po barten me vetura për të votuar, ai tha se një gjë të tillë as nuk e ka kërkuar, porse as nuk ka apeluar që të mos bëhet një gjë e tillë, pasi që në këtë mënyrë mund edhe të ndihmohen qytetarët. Krejt në fund, Dreshaj me shaka u shpreh se ka pyetur vetëm gruan e tij se për kë ka votuar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …