Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është kombinim i mrekullueshëm

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është kombinim i mrekullueshëm.  Në këtë listë ka emra të njohur të dijes dhe politikës. Lista 137 është kombinimi i përvojës me vrullin rinor. Ajo është e begatuar me emra të njohur të dijes e të politikës, me njerëz që nuk janë zbrapsur para asnjë sfide në 30 vjetët e fundit. Me pothuajse gjysmën e listës, emra që garojnë për të parën herë. Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, e që është: Kosova në NATO, me ekonomi të zhvilluar, drejtësi dhe mirëqenie të përgjithshme. 137 për Kosovën Fituese”, ka nënvizuar kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …