Kandidati i LDK-së, për deputet, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim masiv me rininë e Pozheranit, organizuar nga Forumi Rinor, në Viti

Kandidati i LDK-së, për deputet, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim masiv me rininë e Pozheranit, organizuar nga Forumi Rinor, në Viti

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim masiv me rininë e Pozheranit, organizuar nga Forumi Rinor i LDK-së në Viti. Gjatë këtij aktiviteti, Haliti vlerësoi entuziazmin dhe energjinë e rinisë, duke i cilësuar ata si forca që do të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë. Takimi u nderua edhe nga Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, kandidat për deputet me numër 110. Haliti e falënderoi atë për përkrahjen dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të vizionit të përbashkët për një Kosovë më të mirë. “Unë, si kandidati juaj me numër 8, jam këtu për t’u bërë zëri i rinisë dhe për të fuqizuar ëndrrat dhe aspiratat tuaja,” tha Haliti. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …