Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj, thotë se ‘Kosova Fituese’ do të investojë në çdo familje dhe do të zhvillojë zonat rurale

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj, thotë se ‘Kosova Fituese’ do të investojë në çdo familje dhe do të zhvillojë zonat rurale

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj, ka mbajtur takime me banorët e fshatrave Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah. Ai ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të potencialeve bujqësore dhe blegtorale në këto zona. Lahi Brahimaj prezantoi Programin e tij për Zhvillimin Rural, i cili përfshin përmirësimin e infrastrukturës dhe trefishimin e buxhetit për sektorin e bujqësisë. Ai u zotua për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe mbështetje për çdo familje që jeton në këto vendbanime. “Kosova Fituese është ajo që investon në çdo fshat dhe transformon potencialin në mirëqenie për çdo qytetar,” tha Brahimaj, duke falenderuar banorët për besimin dhe mbështetjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …