Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin, Hysni Gucati

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin, Hysni Gucati

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e saj, Hysni Gucatin. Ai ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50% do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Isha për një  vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme.

Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …