Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët e Fushë Kosovës, ku ka prezantuar programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e vendit. Hamza ka theksuar se PDK ka ekipin dhe planin më të qartë për të adresuar sfidat e qytetarëve, duke u bërë thirrje votuesve që të besojnë në këtë vizion. “Edhe Fushë Kosova e tha fjalën e saj për më mirë. Ne e kemi ekipin më të mirë. Ne e kemi planin më konkret për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Besoni në programin tonë. Besoni në Kosovën që mundet ma mirë. Unë e mbaj fjalën, andaj votoni #MaMirë #PDK131”, ka deklaruar Hamza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
