Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ku është pritur nga kryetari i saj, Afrim Rexhepi. Kryetari i Shoqatës, Afrim Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen që tha se u ka ofruar për mirëmbajtjen e zyrës së tyre.  “Ju jeni i pari kryetar që na keni mbështetur dhe e kemi pasur kujdesin tuaj. Ju falënderoj dhe shpresoj që edhe më tutje do të na përkrahni”, ka thënë Rexhepi.  Haziri tha se kjo është më pakta që mund të bëjmë për invalidët e luftës, marrë parasysh faktin se ata i dhanë gjymtyrët e tyre për lirinë e shqiptarëve, përderisa  është zotuar se kujdesi për ta do të jetë i vazhdueshëm.                                                

Gjatë ditës, Haziri  ka vizituar edhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan. “Sot kam ardhur t’ju vizitoj dhe t’ua konfirmoj kujdesin e veçantë të Komunës ndaj familjeve të dëshmorëve dhe respektin për qindra burra e gra, të cilët u flijuan për të mirën e përgjithshme. Ata sot i bëjnë roje lirisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.  Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, Fatime Ahmeti, ka shprehur falënderim për kujdesin dhe respektin që e ka treguar Lutfi Haziri për familjet e dëshmorëve në vazhdimësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …