Kandidati për deputet nga PDK-ja, Jakup Nura, ka marrë 26.635 vota, duke u renditur ndër më të votuarit e partisë

Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, ka marrë 26 mijë e 635 vota, duke u renditur ndër më të votuarit e partisë. Nura ka siguruar tashmë mandatin e deputetit, edhe pse numërimi i votave ende nuk ka përfunduar plotësisht. Si anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe bashkëluftëtar i Adem Jashari, ai është një emër i njohur për angazhimin e tij të gjatë në çështjet kombëtare. Kjo ishte gara e tij e parë zgjedhore, por ai ka arritur të fitojë mbështetje të madhe nga qytetarët, veçanërisht në Skenderaj dhe Drenas. Jakup Nura është nga fshati Prelloc i Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …