Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

52 mijë e 273 votues të Vetëvendosjes nuk ia besuan votën kryetarit të partisë, Albin Kurti

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 330 mijë e 321 vota (40.90%), por lideri i saj, Albin Kurti, ka marrë 52 mijë e 273 vota më pak. Ky dallim mes votave të partisë dhe liderit të saj është vërejtur edhe te subjektet e tjera, por më pak sesa në rastin e VV-së. PDK ka siguruar 179 mijë e 986 vota (22.29%), ndërsa Bedri Hamza ka marrë 159 mijë e 124 vota, një diferencë prej 20 mijë e 862 votash. LDK ka 140 mijë e 721 vota, ndërsa Lumir Abdixhiku ka marrë 119 mijë e 268, ose 21 mijë 453 vota më pak. AAK-Nisma dhe partnerët kanë 59 mijë e 888 vota, ndërsa Ramush Haradinaj ka siguruar 40 mijë e 105 vota. Ndërkohë, Koalicioni për Familje, që nuk arriti të kalojë pragun, mori 18 mijë e 35 vota (2.23%), ndërsa bartësi i listës, Eman Rrahmani, numëroi 13 mijë 948 vota.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …