V. Idrizi: Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga Agim Bahtiti në kohë pandemie është e tmerrshme, e dënueshme dhe e pa pranueshme

Kandidatja e PDK-së për kreun e komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi: Qytetarët i besojnë ndryshimit që po sjellim ne

Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës së Mitrovicës, ka bashkëbiseduar me qytetarët te lagja “Ura e Gjakut” me ç’rast ka theksuar se është personalitet unifikues, që nuk lejon ndarjen.  Zonja Idrizi nuk e vë në diskutim fitoren më 19 Nëntorit, ajo ka thënë se cila do të jetë cilësia e fitores. Thelbësore sipas saj, është njohja e programit të saj.

“Në takim me strukturat e PDK-së dhe qytetarët te “Ura e Gjakut”, ritheksova se fitorja nuk është çështje që e bisedojmë për 19 Nëntorin. Çështja është te cilësia e fitores. Thelbësore tash është njohja e qytetarit me programin tonë. Nevojat e kësaj pjese të Mitrovicës janë të mëdha. Ne do t’i prijmë ndryshimit. Sot, jam e lumtur se qytetarët janë unik për ndryshim. Pa dallim, qytetarët i japin të drejtë platformës tonë, për ndaljen e degradimit të mëtejmë të qytetit të krenarisë së Kosovës. Kurrë më shumë se sot nuk jam e motivuar për fitore, për fitoren e projektit për cilësi të jetës së qytetarëve pa dallim, më shumë punë, më shumë perspektivë për qytetarët tanë.Bashkëbisedimi me qytetarët ishte shumë i frytshëm, sepse, secili që diskutoi kishte besim se ne jemi dryshimi. Po, ne jemi ndryshimi në Mitrovicë!”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …