Kanë filluar punimet e projektit për rregullimin e shtratit të përroit në fshatin Opterushë

Gjatë ditës së sotme Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me zëvendësministren e MPL-së, znj. Magbule Shkodra, bashkëpunëtorë e qytetarë të shumtë morën pjesë në fillimin e punimeve të projektit për rregullimin e shtratit të përroit në Opterushë. “Projekti në fjalë është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe MPL-së dhe kushton 142 mijë euro. Komuna e Rahovecit në Grantin e Performancës, i fituar për vitin 2018 (255.741€), ka ndarë buxhet edhe për trajtimin e shtretërve të përrenjve në territorin e komunës. Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas kësaj kontrate, do të realizojë, përveç në Opterushë, edhe projektet e trajtimit të përrenjve në: Pataqan të Ulët, Malësi të Vogël dhe Polluzhë. Shtrati i përroit në Opterushë, i gjatë 762 metra, do të ketë ndriçim publik, urë në rrugën kryesore 8.2 metra gjerësi si dhe trotuar në të dy anët. Në projekt është përfshirë edhe kanalizimi fekal me gypa plastik të brinjëzuar për 262 metra gjatësi, si dhe do të ketë ura të vogla (lëshesa) kaluese për shtëpitë përskaj përroit. Një projekt i tillë do t’i parandalojë papastërtitë, vërshimet dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve mjedisore, duke i dhënë pamjen e merituar kësaj zone”- u shpreh kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …