Brickos

Kanë filluar punimet në rregullimin e oborrit të shkollës në Lladrovc

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës shkollore dhe infrastrukturës përcjellëse, këto ditë kanë filluar punimet në rregullimin e ambienti të jashtëm, përkatësisht të oborrit të shkollës “Afrim Buçaj” në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës. Punimet në rregullimin e oborrit të shkollës, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar me punimet që janë duke u zhvilluar në këtë shkollë. “Ndonëse jemi duke kaluar në situatë pandemie, dhe duhet ta menaxhojmë këtë situatë, edhe realizimi i projekteve e ka vendin e vet dhe është një domosdoshmëri, prandaj edhe kemi filluar me realizimin e disa projekteve përfshi edhe rregullimin e oborrit të shkollës “Afrim Buçaj” në Lladrovc, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për nxënësit e kësaj shkolle, të cilët së shpejti pritet të hyjnë edhe në objektin e ri të shkollës së tyre”, tha nënkryetari Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …