Kanë filluar punimet ne segmentin e 4 të ndërtimit të rrugës së qendrës në Deçan, nga Petrol Company deri tek Ura e Demës

Kanë filluar punimet ne segmentin e 4 të ndërtimit të rrugës së qendrës në Deçan, nga Petrol Company deri tek Ura e Demës! Qytetarët e komunës së Deçanit i janë mirënjohës dhe falënderues për përkushtimin e jashtëzakonshëm të kryetarit të komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj i cili sipas tyre me argumente qe shihen është kryetari me i suksesshmi qe ka pasur e do te ketë Deçani! Projektet me të mëdha kapitale e kanë emrin e ti si ideues dhe implementues, si rruga e qendrës qe i jep pamje tjetër qytetit, rruga Deçan – Plavë, shtrati dhe shëtitorja e Lumëbardhit të Deçanit, elektrifikimi i fshatrave, ndriçimi i rrugëve, dërgimi i energjisë eklektike në bjeshkë, krijimi i ndërmarrjes publike komunale Higjiena dhe mbështetja e jashtëzakonshme ndaj sajë për një komune te pastër, ndërtimi i Emergjencës së re, ndërtimi i shumë shkollave te reja, asfaltimi i 90% te gjitha rrugëve dhe rrugicave ne fshatra (projekt qe po vazhdon deri ne përfundim) rruga për Belle, për Pleqe, për bjeshkën e Strellcit, shumë trotuare, ujësjellës, kanalizim, kanale te ujitjes etj. shumë nga këto janë në realizim e sipër! Sipas qytetarëve të Deçanit kryetari Ramosaj është kryetari më i suksesshëm ne Kosovë. Ata po ashtu i janë mirënjohës edhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili ishte ai i cili i mbështeti financiarisht gjitha këto projekte me kosto të lartë financiare.

May be an image of road

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …